Ndërlidhjet

Trump zotohet se do të punojë për të arritur paqe në Lindjen e Mesme


Donald Trump dhe Mahmud Abbas
Donald Trump dhe Mahmud Abbas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor, është zotuar se do të bëj “çdo gjë” që mundet, për të arritur një marrëveshje të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

“Jam i përkushtuar të provoj të arrijmë një marrëveshje të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, dhe unë synoj që të bëj çdo gjë që mundem, për të ndihmuar për të arritur këtë qëllim”, tha Trump, pas takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas në Betlehem.

Trump është në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president. Ai po synon që të shënojë përparim, në atë që ai e quan “marrëveshje përfundimtare”- një pakt i paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Unë me të vërtetë shpresoj se Amerika mund të ndihmojë Izaelin dhe palestinezët të arrijnë paqe dhe të sjellin një shpresë të re për njerëzit në këtë rajon”, tha Trump, duke shtuar se ai beson fuqishëm se “Izraeli dhe palestinezët mund të bëjnë paqe dhe do të fillojë një proces i paqes në gjithë Lindjen e Mesme”.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abass, i tha Trumpit se palestinezët janë “të përkushtuar të punojnë me ju për të arritur një marrëveshje historike të paqes mes nesh dhe Izraelit”.

XS
SM
MD
LG