Ndërlidhjet

AI kritikon presidentin moldav për komentet e tij kundër homoseksualëve


Presidenti moldav, Igor Dodon
Presidenti moldav, Igor Dodon

Dega e Amnesty Internacional në Moldavi thotë se presidenti Igor Dodon ka shkelur Kushtetutën e vendit, kur ka thënë se ai nuk është president i homoseksualëve në Moldavi.

Një marsh protestues i organizuar nga komuniteti LGBT në Moldavi më 21 maj, u ndërpre menjëherë pasi filloi, pasi policia u përpoq të shmangte një konfrontim mes pjesëtarëve nga ky komunitet me protestuesit kundër homoseksualëve të cilët thonin se janë priftërinjë dhe besmitarë ortodoksë.

Presidenti Dodon deklaroi se “unë kurrë nuk kam premtuar se do të jem president i homoseksualëve, ata do të duhej të zgjidhnin presidentin e tyre”.

Amnesty Internacional ka thënë se deklaratat e tilla janë shkelje serioze e “Kushtetutës të Moldavisë, e cila ndalon që kryetari i shtetit të nxisë urrejtje dhe ai është i detyruar që të respektojë të drejtat e çdo qytetari moldav”.

XS
SM
MD
LG