Ndërlidhjet

Vdiq aktori Roger Moore


Aktori britanik, Roger Moore, dhe aktorja amerikane, Barbara Bach, më 1977.
Aktori britanik, Roger Moore, dhe aktorja amerikane, Barbara Bach, më 1977.

Aktori britanik, Roger Moore, vdiq në moshën 89-vjeçare, njoftoi familja e tij.

Moore ka luajtur spiunin e famshëm në shtatë filma James Bond, përfshirë: "Live And Let Die" dhe "The Spy Who Loved Me".

Familja e tij tha se Moore ka vdekur pas një “beteje të shkurtër, por të guximshme me kancerin”.

Sir Roger Moore, i cili vdiq në Zvicër, do të ketë një funeral privat në Monako, në përputhje me dëshirën e tij, tha familja.

XS
SM
MD
LG