Ndërlidhjet

SHBA: Një i kërkuar për masakrën e Srebrenicës dërgohet në Serbi


Pamje e Memorialit përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Srebrencië
Pamje e Memorialit përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Srebrencië

Një person i kërkuar lidhur me masakrën në Srebrenicë në vitin 1995, gjatë luftës civile në Bosnjë-Hercegovinë, është kthyer në vendin e tij të lindjes, Serbi, për tu ballafaquar me akuza.

Zyrtarë të Agjencisë së Imigrimit dhe Doganave (ICE) thanë mrbëmë vonë se personi, Sërgjan Billiq, 44 vjeçar, është dërguar në Beograd, nga aeroporti ndërkombëtar në Majami të Shteteve të Bashkuara. Agjentët e kësaj agjencie amerikane e dorëzuan atë tek autoritetet e Serbisë.

Agjencia e Imigrimit dhe Doganave thotë se Billiq ishte anëtar i një brigade të ushtrisë serbe të Bosnjës e implikuar në gjenocid, i cili ndodhi në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Afro 8 mijë burra e djem myslimanë ishin ekzekutuar, ndërsa 30 mijë femra dhe fëmijë ishin përzënë nga ky territor.

Një gjykatë ndërkombëtare në vitin 2001 ka vlerësuar se në Srebrenicë kishte ndodhur gjenocid.

“Individët sikur Billiqi duhet të ballafaqohen me drejtësinë”, tha Marc J. Moore, nga Agjemcia e Imigrimit dhe Doganave e Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët nuk kanë thënë se ku kishte jetuar Billiq dhe se sa gjatë ai ishte në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG