Ndërlidhjet

Vatikan: Takim i Papës me Trumpin


Pamje nga takimi i Papës Françesk me presidentin amerikan Donald Trump, sot në Vatikan
Pamje nga takimi i Papës Françesk me presidentin amerikan Donald Trump, sot në Vatikan

Papa Françes dhe presidenti amerikan, Donald Trump, e kanë filluar takimin e tyre në Vatikan.

Pasi mori pjesë në një takim të zgjeruar privat me Papën, presidenti Trump në Romë do të takohet me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe me kryeministrin, Paolo Gentiloni.

Presidenti Trump arriti sot në Itali nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, ku ai u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të arrijnë kompromis për paqe.

Më herët në Arabinë Saudite, presidenti amerikaan ka marrë pjesë në një samit të liderëve të vendeve kryesisht myslimane.

Në kuadër të turneut të tij të parë të jashtëm si president amerikan, Donald Trump nesër merr pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel, e pastaj do të jetë njëri nga pjesmarrësit në samitin G-7 në Sicili, më 26 dhe 27 të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG