Ndërlidhjet

Kina kërkon vazhdim të bisedimeve me Korenë Veriore


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kina ka kërkuar vazhdim të bisedimeve me Korenë Veriore dhe i ka hedhur poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Uashingtonit, për të imponuar sanksione të ashpra të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë Veriore, për shkak të testeve atomike të saj.

Secili hap kah ulja e tensioneve në gadishullin Korean ishte arritur nëpërmjet dialogut, u tha mbrëmë gazetarëve në Nju Jork, ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Liu Jieyi.

“Nevoja për dialog është shumë e fuqishme”, tha Liu dhe ka shtuar se “nuk ka arsye që dialogui të mos mbahet në situatën e tashme. Kërkohet vullnet politik”.

Ambasadorja amerikan në OKB, Nikki Haley, ka thënë se bisedimet nuk janë më aktuale, derisa Koreja Veriore të mos i ndalë testet atomike.

XS
SM
MD
LG