Ndërlidhjet

Disa republikanë nuk janë të kënaqur me propozimet për buxhet të Trumpit


Lindsey Graham

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e ndihmës së jashtme ka hasur në pritje të ftohtë nga disa republikanë kryesorë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Ky buxhet nuk do të shkoj askund”, tha Lindsey Graham, kryesues i një nënkomiteti të Senatit, i cili i mbikëqyrë shpenzimet në diplomaci dhe ndihma të jashtme.

“Nëse ne e implementojmë këtë buxhet, atëherë ju do të duhet të tërhiqeni nga bota ose ju do ta vëni në rrezik një numër të madh të njerëzve”, tha Graham.

“Duke pasur parasysh kërcënimet në rritje me të cilat ne ballafaqohemi, ne duhet të jemi mbështetës, e jo zvogëlues të programeve kundër terrorit, zbatimit të ligjit dhe atyre humanitare”, tha kryesuesi i Komitetit të punëve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Edward Royce.

Lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConell, e ka lavdëruar propozimin e buxhetit, i cili sipas tij, mund të jetë i balancuar, por republikani tjetër, John Corbyn, vlerësoi se ai është “në themel i vdekur me të arritur”.

Kundër këtij propozimi është shprehur edhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila ka sugjeruar se këto shkurtime nuk do të kalojnë në Kongres.

Meqë, Kongresi i Shteteve të Bashkuara, sipas Kushtetutës, i ka nën kontroll shpenzimet, vërejtjet nga ligjvënësit e lartë mund të ndikojnë që të mos miratohen propozimet për shkurtime të thella.

XS
SM
MD
LG