Ndërlidhjet

Stoltenberg: NATO duhet të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se sulmi “brutal” në Mançester tregon se aleanca duhet të pajtohet gjatë takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, se duhet bërë më shumë për të luftuar terrorizmin.

Lufta kundër terrorizmit do të jetë tema kryesore në takimin e 25 majit në Bruksel.

“Pres që aleatët e NATO-s të pajtohen që të bëjnë më shumë në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Stoltenberg.

Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e 22 majit, ku një sulmues i dyshuar vetëvrasës detonoi një mjet shpërthyes, teksa njerëzit ishin duke dalë nga një sallë koncertesh në Mançester.

Në këtë sulm u vranë 22 persona dhe u plagosën 60 të tjerë. Shumica e viktimave ishin fëmijë, përfshirë edhe një vajzë 8-vjeçare.

Stoltenberg tha se “sulmi brutal” ka treguar se kërcënimi nga terrorizmi është prezent.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me aleatët e NATO-s më 25 maj.

Ndalesa e Trumpit në Bruksel, bëhet në kuadër të turneut të tij të parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president.

XS
SM
MD
LG