Ndërlidhjet

Një gjykatë federale e vërtetoi bllokimin e urdhrit të Trumpit


Pamje e arritjeve ndërkombëtare në një aeroport në Shtetet e Bashkuara
Pamje e arritjeve ndërkombëtare në një aeroport në Shtetet e Bashkuara

Një gjykatë federale e apelit në Shtetet e Bashkuara e ka vërtetuar vazhdimin e bllokimit të urdhrit të korrigjuar të ndalesës së udhëtimit për shtetasit e gjashtë vendeve me popullatë shumicë myslimane, duke i shkaktuar edhe një pengesë administratës së presidentit, Donald Trump.

Gjykata e Apelit në Riçmond të Virxhinias, dje e ka mbështetur vendimin e një gjykate më të ulët për parandalimin e fuqizimit të kësaj mase, duke thënë se ishte “një urdhër ekzekutiv, që në kontekst ka ndeshje me jotolerancën fetare, me ndjenjën armiqësore dhe diskriminim”.

Me këtë masë parashihej të imponohej një ndalesë 90 ditëshe për udhtëarët nga Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Me këtë plan, po ashtu, suspendohej programi për refugjatë i Shteteve të Bashkuara për 120 ditë.

XS
SM
MD
LG