Ndërlidhjet

Donald Trump arriti në Sicili për të marrë pjesë në samitin G-7


Presidenti amerikan, Donald Trump, sot ndodhet në Sicili të Italisë për të marrë pjesë në samitin dyditësh të Grupit të 7 vendeve (G-7), në të cilin pritet që ai të ballafaqohet me pyetje nga liderët e tjerë, për pozicionin e tij për tregti dhe ndryshime klimatike.

Qëndrimi në Sicili është pjesa e fundit e turneut të parë të jashtëm të presidentit Trump, në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Në këtë samit, liderët, po ashtu, do të diskutojnë për bashkëpunimin në siguri, pas sulmit me bombë në Mançester të Britanisë më 22 maj, me ç’rast u vranë 22 vetë. Për këtë sulm është i dyshuar një militant islamik me origjinë nga Libia, i cili ishte rritur në Britani.

Një diplomat i paemëruar italian tha se Trump dhe zyrtarët e lartë të Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë, kanë pikëpamje të ngjashme për shumë çështje, por Uashingtoni mbetet i izoluar për tregti dhe ambient.

XS
SM
MD
LG