Ndërlidhjet

Macron, Putin do të flasin për Sirinë, Ukrainën...


Emmanuel Macron (majtas) dhe Vladimir Putin.
Emmanuel Macron (majtas) dhe Vladimir Putin.

Kremlini tha se takimi midis presidentit të Rusisë dhe atij të Francës, javën e ardhshme, do të jetë "një mundësi për të folur sinqerisht dhe për të pasur një ndjenjë më të mirë për njëri-tjetrin".

Vladmir Putin dhe Emmanuel Macron do të takohen në Pallatin e Versajës, pranë Parisit, më 29 maj.

"Gjëja kryesore për presidentët është të njihen me njëri-tjetrin dhe të diskutojnë çështje që përfshijnë terrorizmin dhe konfliktet në Siri dhe Ukrainë", tha Yury Ushakov, ndihmës i lartë i Kremlinit.

Putin dhe Macron kanë diskutuar për këto konflikte në një bisedë telefonike, javën e kaluar.

Moska dhe Perëndimi janë në mosmarrëveshje të thella për veprimet ushtarake ruse dhe ndërhyrjet e tjera të saj në Ukrainë dhe Siri.

XS
SM
MD
LG