Pritjet e udhëtarëve të British Airways
Kompania British Airways tha se po synon operimin pothuajse normal në aeroportet londineze Heathrow dhe Gatwick, gjatë së dielës. Të shtunën BA, i kishte anuluar të gjitha fluturimet nga këto dy aeroporte për shkak të “dështimit madhor në sistemet e IT-së”. Në njoftimin e sotëm, në aeroportin Heathrow megjithatë priten vonesa të mëtejshme dhe anulime të fluturimeve të kompanisë British Airways. (Video: Reuters)
Facebook Forum