Ndërlidhjet

Kosovë: Paraburgim për dy persona për trafikim me migrantë


Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me inicialet B.K dhe Z.C, në kohëzgjatje prej një muaji për kryerje të veprës penale ‘trafikim kontrabandim me migrantë’.

“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.K dhe Z.C. që nga fillimi i muajit shkurt 2017 e deri në momentin e arrestimit, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare kanë trafikuar emigrantë nga shteti i Kosovës për në shtetet e Evropës, duke kaluar në shtetin e Serbisë”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Për rrugëtimin ilegal për në shtetet e Evropës, qytetarët thuhet në komunikatë kanë paguar para në vlerë prej 2000-3000 euro, varësisht nga destinacioni.

Në komunikatën për media të Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se për këtë rast ka edhe të dyshuar të tjerë, të cilët janë në arrati.

XS
SM
MD
LG