Ndërlidhjet

Takim për Ukrainën më 30 maj


Territor i Ukrainës i kontrolluar nga separatistë pro-rusë
Territor i Ukrainës i kontrolluar nga separatistë pro-rusë

Zëvendës-ministrat e punëve të jashtme nga Gjermania, Franca, Ukraina dhe Rusia do të takohen në Berlin më 30 maj.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Martin Schaefer ka bërë të ditur për planin e takimit, i cili do të jetë i ndarë në katër drejtime, sipas procesit i cili njihet tashmë si Format i Normandisë.

Gjermania dhe Franca në vazhdimësi kanë qenë duke kërkuar ndihmë për të përfunduar luftën midis separatistëve pro-rusë dhe qeverisë ukrainase, në të cilën janë vrarë 9,900 njerëz që nga prilli i vitit 2014.

Qëllimi i takimit “është që të rishikohet situata aktuale lidhur me armëpushimin dhe angazhimet e tjera sipas marrëveshjeve të Minsk-ut”, shtoi zëdhënësi i qeverisë gjermane Martin Schaefer në një konferencë të rregullt për shtyp.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë mbi veprimet e saj në Ukrainën lindore, ku Kievi dhe NATO kanë deklaruar se Moska ka nxitur trazira në vitin 2014 dhe i ka dhënë mbështetje të fortë ushtarake separatistëve, të cilët mbajnë pjesë të krahinave Donetsk dhe Luhansk.

Ky takim është planifikuar në ditën kur po zhvillohet takimi në mes presidentit rus Vladimir Putin si dhe presidentit francez Emmanuel Macron në Pallatin e Versajës.

XS
SM
MD
LG