Ndërlidhjet

BE ndihmon Afganistanin, Pakistanin dhe Iranin me miliona euro


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se më shumë se 44 milionë euro do t’i shpenzojë në ndihma humanitare në Afganistan, Pakistan dhe Iran.

Komisionari i BE-së për ndihma humanitare dhe menaxhimin e krizaveChristos Stylianides ka thënë se financimi do të mbështesë refugjatët afganë në Iran dhe Pakistan, të zhvendosurit nga shtëpitë e tyre në Afganistan si dhe do të ngrisë menaxhimin ndaj katastrofave në Azinë Qendrore.

“Ndihma e BE-së do të ndihmojë qindra mijëra persona të prekur nga konfliktet dhe katastrofa natyrore”, ka thënë Stylianides.

Ndihma do të fokusohet në mbrojtje, ushqim, shëndetësi, ujë, higjienë dhe sanitari.

Komisioni Evropian ka financuar programe humanitare në këtë rajon që nga viti 1996.

XS
SM
MD
LG