Ndërlidhjet

Merkel një “transatlantike thellësisht e bindur”


Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Zëdhenësi i kancelares gjermane Angela Merkel ka thënë se ajo “ është transatlantike thellësisht e bindur” e cila beson se është e drejtë nëse theksohen ndryshimet në raport me Shtetet e Bashkura në mënyrë që të mbahen relacione të shëndosha.

Komentet e Merkel disa i kanë interpretuar si sugjerime se Shtetet e Bashkuara me Donald Trumpin si president dhe Britania në rrugën e saj jashtë Bashkimit Evropian nuk janë më partnerë të besueshëm.

Merkel ka thënë gjatë një tubimi të dielën në Mynih se ndonëse është e rëndësishme që të mbahen raporte të mira me aleatë si Shtetet e Bashkuara apo Britania, “ tashmë ka kaluar koha kur ne kemi mundur të mbështetemi tek të tjerët”.

“Ne evropianët duhet të marrin fatin në duart tona”, ka shtuar ajo.

Gjatë një konference për shtyp në Berlin, zëdhënësi i saj Steffen Seibert ka thënë se “fjalët e kancelares qëndrojnë dhe se ato kanë qenë mjaft të qarta”.

“Është një transatlantike thellësisht e bindur”, shtoi ai.

“Pasi relacionet transatlantike janë shumë të rëndësishme për kancelaren, është e pritshme që ajo të flasë sinqerisht për këto dallime”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG