Ndërlidhjet

Shqipëri: OJQ-ja dhe banorët e padisin qeverinë për hidrocentral


Ilustrim
Ilustrim

Banorët e disa fshatrave dhe një Organizatë joqeveritare në Shqipëri e kanë paditur qeverinë për dhënien e koncesionit për ndërtimin e një hidrocentrali në një fushtë të mbrojtur.

Organizata lokale Toka, e formuar në vitin 2016 për mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, dhe banorët e katër fshtrave në Luginën e Valbonës, dëshirojnë që gjykata ta “shpall absolutisht të pavlefshme kontratën për koncesion”, raporton agjencia AP nga Tirana.

Kjo luginë gjendet në Alpet Shqiptare, që është një hapësirë pitoreske dhe atraktive për turistët, afro 260 kilometra në veri të kryeqytetit, Tirana.

Catherine Bohne nga organizata Toka tha se ky projekt do të shkaktoj “dëm serioz dhe të pariparueshëm për ambientin natyror dhe për mirëqenien sociale të komunitetit”.

Ky rast është dërguar në Gjykatën Administrative në Tiranë, pas përpjekjeve të dështuara për ta bindur Ministrinë e energjisë për ta ndalur projektin.

XS
SM
MD
LG