Ndërlidhjet

Oregon: Myslimanët e krijojnë një fond për viktimat e sulmit


Fotografia e njërit prej dy personave të vrarë nga një sulmues në Portland; fotografia e personit Namkai Meche, është postuar në Facebook nga nëna e tij
Fotografia e njërit prej dy personave të vrarë nga një sulmues në Portland; fotografia e personit Namkai Meche, është postuar në Facebook nga nëna e tij

Myslimanët në qytetin Portlend në Oregon të Shteteve të Bashkuara, thonë se po mbledhin para për t’i ndihmuar familjet e dy personave, që janë vrarë kur ata i kishin mbrojtur dy vajza, të cilat ishin sulmuar nga një person anti-mysliman.

“Jam shumë falënderues si mysliman dhe si qytetar në Portlend... se ne qëndrojmë së bashku si një”, tha dje imami në Qendrën myslimane, Muhammad A. Najieb.

Ai theksoi se dy vajzat e reja, njëra me veshje tradicionale myslimane, “mund të kenë qenë viktima, por tre heronj dolën para tyre dhe i mbështeten ato”. Raportohet se vajzat ishin të moshës 16 dhe 17 vjeçare.

Në fondin e krijuar, që në orët e para të tij, janë mbledhur 50 mijë dollarë, ka thënë zoti Najieb.

Policia tha se e ka arrestuar personin Jeremy Joseph Christian, 35 vjeçar, i akuzuar se i ka vrarë dy meshkuj më 26 maj.

Ky person kishte postuar fotografi dhe komente në mediat sociale, që sugjeronin simpati për nazistët dhe dhunën politike.

Raportohet se incidenti i rëndë filloi kur Christian kishte drejtuar fyerje dhe ofendime religjioze kundër dy vajzave, të cilat ishin myslimane dhe gjendeshin në një tren të udhëtarëve.

Zyrtari i policisë, Pete Simpson, tha se sulmuesi kishte përdorë “gjuhë të urrejtjes ose fjalë paragjykuese”.

XS
SM
MD
LG