Ylli i njohur i golfit, Tiger Woods, është arrestuar në Floridë, i akuzuar se e ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.
Zyra e sherifit në qarkun, Palm Biç, ka raportuar në faqen e vet në Internet se Woods ishte dërguar në burg, aty kah ora 7 e mëngjesit sipas kohës lokale.
Nga shënimet e policisë shihet se Wood ishte arrestuar nga policia në vendin Jupiter, raporton agjencia AP.
Ai ishte liruar pak para orës 11 paradite, me kërkesën e tij me shkrim.
Ai është akuzuar se e ka drejtuar automobilin nën ndikim.
Nuk janë dhënë detaje të tjera.