Ndërlidhjet

Japonia miraton projektligjin për heqjen dorë nga posti i perandorit


Perandori japonez, Akihito
Perandori japonez, Akihito

Dhoma e Ulët e parlamentit në Japoni ka miratuar një projektligj, i cili lejon perandorin Akihito të heqë dorë nga ky post.

Japonia nuk ka pasur një ligj specifik për t'u përballur me vendimin e 83 vjeçarit, Akihito, për largimin nga froni pas tri dekadave.

Akihito, i cili është mjaft popullor në Japoni, befasoi të gjithë vitin e kaluar kur mori vendim që me dëshirë t’ia dorëzonte kurorën, djalit të tij të madh, Princit Naruhito. Ai i mori këtë vendim për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.

Ky projektligj pritet të miratohet javën e ardhshme.

Herën e fundit kur Japonia është përballur me tërheqje nga froni të një perandori, ka qenë para më shumë se 200 vitesh.

XS
SM
MD
LG