Ndërlidhjet

Rusia heq kufizime për disa ushqime nga Turqia


Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Recep Tayyip Erdogan

Rusia ka hequr kufizime mbi importin e disa ushqimeve nga Turqia. Kjo është lëvizja e fundit për të rregulluar marrëdhëniet të cilat u dëmtuan rëndë kur avionët turq qëlluan një avion luftarak rus më 2015.

Vendimi u nënshkrua nga kryeministri rus, Dmitry Medvedev, si dhe u publikua në faqen zyrtare të qeverisë ruse, ku thuhet se mbaron ndalimi për importimin e disa ushqimeve nga Turqia si: mishi i pulës, tranguj, molla, dardha dhe rrush.

Ndalimi vazhdon të jetë në fuqi për domate nga Turqia.

Më 31 maj, presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që hoqi kufizimet për punësimin e punëtorëve turq dhe firmave turke që veprojnë në Rusi.

Rusia pati vendosur sanksione mbi importet ushqimore turke pasi një avion luftarak turk hodhi poshtë një avion luftarak rus në nëntor 2015 pranë kufirit me Sirinë.

Që nga ajo periudhë, presidenti rus Vladimir Putin dheai turk Rexhep Tajip Erdogan kanë ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy palëve.

Herën e fundit kur këta të dy u takuan ishte 3 majii këtij viti në Soçi,

XS
SM
MD
LG