Ndërlidhjet

ANEB: Irani po respekton marrëveshjen bërthamore


Ilustrim

Irani është duke vepruar në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, raportojnë mediat duke cituar një vlerësim të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Vlerësimi tremujor i ANEB-it tregon se stoku i uraniumit të pasuruar në Iran është nën kufirin e përcaktuar me marrëveshje.

Uraniumi i pasuruar më pak mund të përdoret për qëllime paqësore, por kur pasurohet më shumë mund të përdoret për armë.

ANEB po ashtu tha se stoku i ujit të rëndë, i cili mund të përdoret në reaktorët që prodhojnë armë me plutonium, është 128.2 tonë - nën kufirin prej 130 tonësh.

Me marrëveshen e vitit 2015, midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Republika Islamike ka reduktuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kritikuar vazhdimisht marrëveshjen, duke e quajtur atë “katastrofë”.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump është zotuar se do të tërheqë SHBA-në nga marrëveshja.

XS
SM
MD
LG