Ndërlidhjet

Engel e dënoi moslejimin e hyrjes së Jahjagës në Serbi


Eliot Engel

Anëtari njohur i Komitetit të punëve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, demokrat, e ka dënuar veprimin e autoriteteve serbe për ndaljen e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, derisa ajo përpiqej të hynte në Serbi, ka njoftuar mbrëmë Zyra e tij.

Vizita ishte e planifikuar që Jahjaga të fliste për përdorimin e dhunimit si armë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Për këtë çështje, zoti Engel, i ka shkruar një letër përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ku thekson se mosgatishmëria e Serbisë për tu ballafaquar me krimet e saj në të kaluarën, është arsye për ngadalësimin e procesit të këtij vendi për integrim në Bashkimin Evropian.

“Për Serbinë, vend ballkanik, megjithatë, për ta evituar diskutimin dhe pranimin e përgjegjësisë për krimet e kohës së luftës paraqet një problem shumë serioz”, ka shrkuar Engel në këtë letër, dhe ka shtuar se “sinqerisht, Beogradi thjesht nuk është i gatshëm për tu bashkuar në komunitetin e demokracive të BE-së, nëse ai nuk e pranon plotësisht të kaluarën dhe nëse atje nuk ekziston përgjegësi për krime të luftës”.

XS
SM
MD
LG