Ndërlidhjet

Greqi: Protestuesit e bllokuan konvojin shqiptar për ushtrime të NATO-s


Ilustrim

Autoritetet e Greqisë thonë se protestuesit e Partisë Komuniste të Greqisë e kanë bllokuar autostradën veriore për disa orë për ta parandaluar një konvoj ushtarak të Shqipërisë nga arritja në një ushtrim të NATO-s në Rumani.

Dhjetëra protestues dje i ndalën shumë makina ushtarake që të kalojnë nëpër autostradë afër qytetit verior grek, Kozani, për më tepër se katër orë, raporton agjencia AP.

Protestuesit i lejuan të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik që të kalojnë. Ata mbanin mbishkrimin “vrasësit nga NATO-ja shkoni në shtëpi”.

Konvoji ushtarak i Shqipërisë pastaj e shfrytëzoi një rrugë alternative.

Shtamadhoria e ushtrisë së Shqipërisë kumtoi se ushtarët po shkonin “drejt destinacionit final”.

“Të gjithë ushtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohen me masa të ashpra të sigurisë nga ushtria e Greqisë dhe autoritetet civile”, thuhet në njoftimin dërguar agjencisë, Associated Press.

Afro 2 mijë ushtarë dhe më tepër se 500 makina, janë nisur për në kompleksin stërvitor, Cincu, në pjesën qendrore të Rumanisë, për ushtrime ushtarake të NATO-s.

Në këtë ushtrim, pos Shqipërisë, marrin pjesë edhe Britania, Gjermania, Holanda, Spanja, Polonia dhe Norvegjia.

XS
SM
MD
LG