Ndërlidhjet

Gjermani: Hapet festivali muzikor i ndërprerë për shkak të terrorit


Festivali muzikor Rock am Ring në Gjermani

Një festival muzikor në Gjermani pritet të vazhdoj sot, pasi policia nuk ka lejuar hapjen e tij mbrëmë, për shkak të kërcënimit potencial terrorist.

“Pas kërkimeve intensive në gjithë hapësirën e festivalit, dyshimi nuk është shndërruar në situatë akute të kërcënimit”, thanë organizatorët në faqen e tyre në Facebook, dhe njoftuan se policia ka lejuar që koncerti të mbahet.

“Ne jemi të lumtur me ju! Festivali vazhdon”, ka shkruar sot policia lokale në rrjetin Twitter.

Policia më herët tha se posedonte “elemente konkrete, në dritën e asaj që kërcënimi i mundshëm terrorist nuk përjashtohet” dhe ka kërkuar nga pjesëmarrësit që ta pastrojnë terrenin e festivalit mbrëmë, kur ai është dashur të hapet, për të mundësuar hetime.

Policia ka zhvilluar hetime deri sot herët në mëngjes.

Në këtë ngjarje triditëshe, në pjesën veriore të Gjermanisë, pritet të marrin pjesë afro 90 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG