Ndërlidhjet

Putin mbetet optimist megjithë largimin amerikan nga marrëveshja për klimë


Vladimir Putin duke folur në forumin e djeshëm ekonomik në Shën Petersburg
Vladimir Putin duke folur në forumin e djeshëm ekonomik në Shën Petersburg

Derisa shumë liderë botërorë gjatë ditës së djeshme kanë thënë se kanë shqetësime për të ardhme të zymtë, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja për ndryshim klimatik të vitit 2015 në Paris, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbeti optimist për këtë çështje.

“Mos u shqetëso, bëhu i lumtur”, ka bërë shaka Putin në një forum ekonomik në Shën Petersburg të Rusisë. Ai tha se marrëveshja për klimë nuk është e plotëfuqishme deri në vitin 2021, prandaj vendet do t’i kenë disa vite për të gjetur zgjidhje të mëtejshme konstruktive për ta luftuar nxehjen globale.

Putin tha se nuk dëshiron ta gjykoj presidentin amerikan, Donald Trump, për vendimin e tij.

“Marrëveshja është e mirë. Është një dokument përkatës që synon zgjidhjen e problemeve të sotme globale”, tha Putin.

Rusia e ka nënshkruar këtë marrëveshje, por nuk e ka ratifikuar ende.

XS
SM
MD
LG