Ndërlidhjet

Britani: Arrestohen 12 persona pas sulmeve terroriste


Policët e shoqërojnë një grua në një furgon policor, në Barking, lindje të Londrës, Britani, 4 qershor 2017.
Policët e shoqërojnë një grua në një furgon policor, në Barking, lindje të Londrës, Britani, 4 qershor 2017.

Policia britanike i ka arrestuar 12 të dyshuar, në lidhje me sulmet terroriste në Londër, ku u vranë 7 vete dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Arrestimet janë bërë në lagjen Barking, në pjesën lindore të Londrës, pas bastisjes në një banesë, që i takonte njërit prej tre sulmuesve të vrarë nga policia.

Gjatë ditës së diel, kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se ka ardhur koha të themi “mjaft më” kur kemi të bëjmë me terrorizmin.

“Ne nuk mund të pretendojmë se gjërat mund të vazhdojnë ashtu siç janë”, tha të dielën zonja May, pasi nga sulmi terrorist mbrëmë vonë në Londër, janë vrarë 7 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Theresa May
Theresa May

Në deklaratën televizive, kryeministrja Theresa May, tha se sulmuesit bartnin jelekë të rrejshëm eksplodues për të përhapur frikë dhe panik.

Pjesa më e madhe e partive politike e kanë pezulluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme pas këtij sulmi, por zonja May tha se votimet do të mbahen ashtu siç është e paraparë, më 8 qershor.

“Dhuna kurrë nuk do të lejohet ta shkatërroj procesin demokratik”, tha ajo.

Numri i të vrarëve në Londër arrin në shtatë

Autoritetet britanike thonë se shtatë vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi sulmuesit me një furgon kaluan në shtegun e këmbësorëve në Urën e Londrës (London Bridge), dhe pastaj i therën personat e pranishëm në një restorant.

Këtë sulm autoritetet e kanë trajtuar si terrorizëm.

Tre sulmues janë vrarë nga policia në vendin e afërt Borough Market, afro tetë minuta pas fillimit të incidentit të rëndë, mbrëmë në orën 23, kanë njoftuar autoritetet.

Sulmi në Londër
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:43 0:00

Shërbimi ambulantor i Londrës ka njoftuar sot se 48 persona të plagosur janë dërguar në spitalet në gjithë qytetin pas sulmit, derisa disa të tjerëve u është dhënë ndihmë mjekësore në vendin e sulmit për lëndime të vogla.

Kryetari i qytetit të Londrës, Sadiq Khan, tha se disa prej të plagosurve janë në gjendje “kritike” shëndetësore.

Mark Rowley, nga policia anti-terroriste e Londrës, tha se besohet se ishin vetëm tre sulmues, por hetimet po vazhdojnë për këtë akt “terrorist”.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm terrorist, që është i treti prej 22 marsit, kur ndodhi një sulm i ngjashëm afër Parlamentit në Urën Westminster, dhe sulmit vetëvrasës me bombë në koncertin muzikor në Mançester më 22 maj.

Zoti Khan vlerësoi se sulmuesit ishin “qyqarë djallëzorë” dhe tha se Londra “kurrë nuk do të frikësohet”.

“Ne kurrë nuk do të lejojmë që ata të fitojnë”, tha Khan.

Ai paralajmëroi se në Londër do të shihet numër i shtuar i policisë dhe ka kërkuar nga banorët që të mbesin “të qetë dhe vigjilentë”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Twitter, "Çfarëdo që SHBA-ja mund të bëjë për të ndihmuar në Londër dhe në Britaninë e Madhe, do të jemi atje. Ne jemi me ju. Zoti ju bekoftë".

Britania e Madhe është në shkallë të lartë të alarmit pas incidenteve të fundit dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit.

Vetëm pak ditë më parë, një sulmues vetëvrasës vrau 22 persona gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande në Mançester.​

Sulm terrorist në Urën e Londrës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG