Ndërlidhjet

Rusi: U arrestua i dyshuari për vrasjen e tetë vetëve në gjendje të dehur


Shishet me alkool Vodka në Rusi

Autoritetet e Rusisë thonë se e kanë arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e tetë vetëve gjatë një mospajtimi në gjendje të dehur, në një fshat afër Moskës.

Hetuesit thanë sot se sulmuesi i dyshuar i kishte vrarë tetë meshkuj dhe femra, pasi një gosti me pije alkoolike u shndërrua në dhunë, mbrëmë gjatë natës, në një shtëpi pushimi në Redkino, 110 kilometraa në veriperëndim të Moskës.

“Gjatë një ndeje ka pasur mospajtime të brendshme ndërmjet mysafirëve, pas të cilave i dyshuari ishte larguar dhe ishte kthyer me pushkë të gjuetisë”, thuhet në kumtesën e Komitetit Hetues të Rusisë.

Në këtë kumtesë theksohet, po ashtu, se i dyshuari, i lindur në vitin 1974 dhe banor i Moskës, kishte “pirë alkool”.

XS
SM
MD
LG