Ndërlidhjet

Filipine: Sulmuesi në kazino ishte borxhli i madh


Familjarët e të varëve në një kazino në Filipine duke qarë

Policia në Filipine tha se personi që kishte dorë në sulmin me zjarr në një kazino, nga i cili u vranë 37 vetë, ishte një bixhozçi me borxhe të mëdha, i cili ishte shkarkuar nga puna e tij në një departament qeveritar të financave.

Policia tha sot se incidenti nuk ishte i ndërlidhur me terror.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

“Ky nuk është akt terrori, por ky është incident i izoluar dhe është veprim i një njeriu të vetëm”, tha shefi i policisë në kryeqytetin Manilë, Oscar Albayalde.

Ai tha se i dyshuari është personi, Jessie Carlos, 42 vjeçar, i cili ishte shkarkuar nga një departament qeveritar i financave.

Ky person kishte hyrë në një komplesk në Manilë, para dy ditëve, dhe kishte shkaktuar zjarr në pajisjet e bixhozit, nga i cili janë vrarë mysafirë të kazinos dhe punëtorë.

Ai ishte larguar me zhetonët e vjedhur nga kazinoja dhe pastaj e kishte vrarë veten në një hotel të afërt.

XS
SM
MD
LG