Ndërlidhjet

K. Veriore: Sanksionet e OKB-së janë “akt armiqësor”


Pamje e testit të një rakete balistike të Koresë Veriore të kryer më 28 maj të këtij viti

Koreja Veriore thotë se “plotësisht i kundërshton” sanksionet më të reja të Komeve të Bashkuara, pasi i konsideron si “akt armiqësor” dhe do ta vazhdoj zhvillimin e armatimit atomik.

Këto komente të një zëdhënësi të Ministrisë së jashtme të Koresë Veriore u bënë sot dhe u transmetuan nga agjencia verikoreane zyrtare e lajmeve, KCNA, pasi një ditë më parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka miratuar rezolutën për sanksione të reja kundër zyrtarëve dhe entiteteve verikoreane.

Me këto sanksione imponohet ndalesë e udhëtimit dhe bllokim i pasurive të 14 zyrtarëve të Koresë Veriore, përfshirë personin, Cho Il U, për të cilin besohet se është i ngarkuar me opercionet e jashtme të spiunimit.

Në listë gjenden edhe katër entitete, përfshirë Koryo Bank.

Sipas të dhënave qeveritare të Koresë Jugore, kjo bankë i menaxhon transaksionet tejoqeanike për një organ sekret i cili kujdeset për fondet e fshehta private të udhëheqjes së Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG