Ndërlidhjet

Turqia vazhdon ndalimin për gjermanët në bazën Incirlik


Baza e forcave ajrore, Incirlik

Turqia ka thënë se do të vazhdojë ndalimin e vizitave nga politikanët gjermanë në bazën ajrore në Incirlik. Kjo zonë ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve midis aleatëve të NATO-s, prej se Ankaraja bllokoi një vizitë për ligjvënësit gjermanë muajin e kaluar.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, ka thënë se "tani për tani është e mundur një vizitë në bazën e NATO-s në Konia, në vend të Incirlik". Ai bëri këto deklarata në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel në Ankara.

Gabriel ka thënë se, Gjermania nuk ka zgjidhje tjetër vetëm që të fillojë procesin e tërheqjes së trupave të saj nga Incirlik.

"Turqia ka bërë të qartë se, për arsye të brendshme politike nuk mund të miratojë vizitat e të gjithë ligjvënësve", u ka thënë Gabriel gazetarëve, duke shtuar se "në këtë situatë, ne duhet të transferojmë ushtarët gjermanë nga Incirlik".

Gjermania ka së paku 250 trupa ushtarakë të vendosur në Incirlik, në Turqinë jugore, si pjesë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Turqia ka marrë vendim për ndalimin e vizitave të zyrtarëve gjermanë në Incirlik, prej se autoritetet gjermane patën vendosur që të mundësojnë dhënien e azilit për ushtarët që akuzohen për pjesëmarrje në grusht shtetin e dështuar të vitit të kaluar në Turqi.

Lidhjet mes dy vendeve u përkeqësuan në prag të referendumit të 16 prillit në Turqi pas i njejti i dha presidentit Rexhep Tajip Erdogan fuqi më të madhe presidenciale.

XS
SM
MD
LG