Ndërlidhjet

Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Turqia, i kanë filluar ushtrimet ushtarake


Pamje e një ushtrimi ushtarak të mëparshëm, që është mbajtur në bazën ushtarake Vaziani afër kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji

Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Turqia, i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake afër Tbilisit.

Ushtrimet kanë filluar sot dhe zgjasin deri më 14 qershor, ka njoftuar Ministria e mbrojtjes e Gjeorgjisë.

Kjo ministri tha se forcat nga tri vendet fqinje do të koordinohen dhe do të ndërmarrin operacione speciale, përfshirë ushtrime ushtarake tokësore dhe ajrore.

Kjo është hera e tretë që këto tri vende mbajnë ushtrime të përbashkëta, ndërsa stërvitja e parë ishte mbajtur në vitin 2009.

Dy ushtrimet e mëparshme janë mbajtur në Turrqi.

XS
SM
MD
LG