Ndërlidhjet

Raportohet për “fatalitete të shumëfishta” nga të shtënat në Orlando


Policia në vendin e ngjarjes pas të shtënave të sotme në Orlando
Policia në vendin e ngjarjes pas të shtënave të sotme në Orlando

Autoritetet e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se ka “fatalitete të shumëfishta”, pas të shtënave në një hapësirë industriale në qytetin Orlando të Floridës.

Zyra e sherifit në këtë rajon, ku përfshihet qyteti Orlando, sot në rrjetin Twitter ka shkruar se “situata” është nën kontroll.

Disa rrugë në Orlando janë mbyllur derisa zëvendëssherifat janë përgjegjur ndaj të shtënave.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Orlando ishte vend i të shtënave masive nga një person i armatosur, me ç’rast u vranë 49 vetë, gjatë sulmit në një klub nate të homoseksualëve në qershor të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG