Ndërlidhjet

SHBA: Pesë të vrarë nga të shtënat në Orlando


Inspektorët e agjencisë FBI gjatë hetimeve pas sulmit në një klub nate në Orlando në qershor të vitit të kaluar

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se pesë njerëz janë vrarë në vendin e tyre të punës, afër qytetit Orlando në Floridë.

Sherifi i Qarkut Orange, Jerry Demings, u tha sot reporterëve se personi i armatosur ishte një ish i punësuar i pakënaqur, që ishte shkarkuar në muajin prill.

Demings tha se ky person i armatosur e ka vrarë edhe vetveten.

Katër vetë ishin vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pesti kishte vdekur në spital, tha Jerry Demings.

Sipas tij, besohet se të shtënat nuk kanë asnjë lidhje me terrorizëm.

Demings tha se sulmuesi i dyshuar, 45 vjeçar, i cili nuk është identifikuar publikisht, ishte i involvuar në incidente të mëparshme të dhunshme në vendin e punës.

Por, në këtë rast ai nuk ishte akuzuar.

Orlando ishte vendi i të shtënave masive nga një person i armatosur, i cili i vrau 49 vetë në një klub të natës të homoseksualëve në qershor të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG