Ndërlidhjet

Kinë, Pakistan: Hetime për ekzekutimin e dy kinezëve nga IS-i


Pjesëtarët e sigurisë së Pakistanit gjatë kontrollit të vendit ku ishin rrëmbyer dy mësues kinezë më 24 maj në Baloçistan

Autoritetet në Kinë dhe Pakistan thonë se po zhvillojnë hetime për pretendimet e grupit ekstremist, Shteti Islamik, se dy mësues kinezë, të rrëmbyer në pjeësn jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë.

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha sot se qeveria kërkon informata nga autoritetet e Pakistanit.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Kinës, Xinhua, ka raportuar sot se Pekini është “thellësisht i shqetësuar” për vrasjet e raportuara.

Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit thanë se ata po zhvillojnë hetime, por deri tash nuk janë gjetur trupat e pajetë.

Dje, Shteti Islamik pretendoi se i ka vrarë dy shtetas kienzë, të cilët ky grup ekstremist i kishte rrëmbyer në provincën Baloçistan në Pakistan, në fund të muajit maj.

XS
SM
MD
LG