Ndërlidhjet

Juncker kërkon bashkëpunim më të madh të BE-së në mbrojtje


Jean-Claude Juncker gjatë fjalimit të tij të sotëm në Pragë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Shtetet e Bashkuara tash “nuk janë më të interesuara në garantimin e sigurisë së Evropës” dhe se Bashkimi Evropian duhet të angazhohet për më tepër mbrojtje dhe bashkëpunim në siguri, në mesin e anëtarëve të vet.

Duke folur sot në një konferencë të sigurisë në Pragë të Çekisë, zoti Juncker tha se Evropa “nuk ka zgjidhje tjetër por t’i mbrojmë interesat tonë në Lindjen e Mesme, në ndryshimet klimatike dhe në aranzhimet tona tregtare”.

Këto komente të zotit Juncker u bën pas kritikave të shpeshtuara të presidentit amerikan, Donald Trump, se disa vende evropiane, anëtare të NATO-s, kanë dështuar t’i plotësojnë premtimet për shpenzime dhe pas vendimit të tij që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga marrëveshja për klimën, e arritur në Paris në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG