Ndërlidhjet

Trump: Comey ka bërë shumë deklarata të rrejshme


Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin Twitter se “është fajësuar totalisht” nga dëshmia e ish-drejtorit të agjencisë FBI, James Comey, gjatë dëshmisë së djeshme në Komitetin për inteligjencë të Senatit amerikan, që po zhvillon hetime lidhur me përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.

Shkrimi i sotëm në Twitter ishte komenti i parë publik i zotit Trump për dëshminë e ish-drejtorit Comey, i cili e akuzoi presidentin Trump dhe ekipin e tij, për gënjeshtër për shkakun e arsyeve për shkarkimin e tij dhe për qëllimin për ta shkatërruar hetimin e FBI-së për marrëveshjen e fshehtë të mundshme të fushatës së Trumpit me përpjekjet e dyshuara ruse për të ndikuar që në zgjedhje të fitoj zoti Trump.

“Përkundër shumë deklaratave të rrejshme dhe false, fajësim total…Comey është rrjedhës”, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter.

Në këtë postim në Twitter janë reflektuar komentet e avokatit të tij personal, Marc Kasowitz, se Comey ka konfirmuar se ai i ka thënë Trummpit se nuk është nën hetime dhe ka sugjeruar se Comey mund të ndiqet juridikisht për publikimin e “informacioneve të privilegjuara”.

XS
SM
MD
LG