Ndërlidhjet

Gjermania kërkon t’i jepet fund “bllokimit të Katarit”


Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Gjermania tha sërish se duhet të bëhen përpjekje diplomatike për të zgjidhur krizën mbi Katarin, të cilin fqinjët arabë e akuzojnë për financim të terrorizmit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni kanë ndërprerë udhëtimin dhe të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin qysh të hënën.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha se “bllokada e trafikut ajror dhe tokësor” duhet të hiqet.

Ai i bëri këto komente në qytetin gjerman Volfenbutel, gjatë takimit me homologun kataras, sheik Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.

Gabriel ka takuar dy ditë më parë edhe ministrin e Jashtëm saudit, të cilit i ka thënë se të gjitha palët duhet të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Katari i mohon akuzat për mbështetje të ekstremistëve islamikë.

XS
SM
MD
LG