Ndërlidhjet

Thaçi: Nuk do të tolerohet interferimi i Serbisë në çështjet e Kosovës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 11 qershor, shqetësim mbetet frikësimi dhe kërcënimi i qytetarëve, veçanërisht në pjesën veriore.

"Me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it (v.j. pesë vendet kryesore euro-perëndimore) kërkova që t’ua bëjnë të qartë autoriteteve të Serbisë që nuk do të tolerohet interferimi në çështjet e brendshme të Kosovës", shkroi Thaçi në Facebook.

Thaçi po ashtu falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Kosovës, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, shoqërinë civile dhe vëzhguesit evropianë pasi, siç tha, "po bëjnë çdo gjë për të garantuar proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm".

Lexoni edhe këtë:

Deri në 5 vjet burg për ata që shkelin Ligjin dhe rregullat e zgjedhjeve

XS
SM
MD
LG