Ndërlidhjet

Afganistani sot mban ditë zie kombëtare, pasi tri sulmet e fundit terroriste në këtë vend vranë të paktën 200 persona dhe plagosën më shumë se 600 të tjerë.

Presidenti Ashraf Ghani, ka thënë dje gjatë ditës, se flamujt kombëtarë do të qëndrojnë në gjysmë-shtizë “për të nderuar kujtimin e atyre që kanë vdekur në sulmet e fundit terroriste”.

Dita e zisë vjen pas sulmeve të fundit terroriste në Kabul, Khost dhe qytetin perëndimor të Heratit.

Zyrtarët afganë kanë thënë se më shumë se 150 persona janë vrarë dhe 460 të tjerë janë plagosur në shpërthimin masiv të kamionit në Kabul. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës, që nga viti 2001 .

Grupet militante, duke përfshirë talebanët dhe Shtetin Islamik (IS) shpesh kanë pretenduar se kanë kryer sulme vdekjeprurëse duke synuar civilët apo grupet ushtarake.

Ndërkohë, talebanët kanë zgjeruar shtrirjen e tyre gjatë dy viteve të fundit, duke marrë kontrollin e pjesëve të ndryshme të Afganistanit.

Qeveria e Afganistanit është duke luftuar Shtetin Islamik, i cili është prezent në lindje të këtij vendi. Presidenti Ghani ka thënë se në dy vitet e kaluara rreth 11.000 luftëtarë të huaj i janë bashkuar grupit ekstremist.

XS
SM
MD
LG