Ndërlidhjet

Anëtarët e OKB-së bëjnë thirrje për ruajtje të oqeaneve


Ilustrim

Anëtarët e 193 vendeve të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për masa të reja për të ndryshuar gjendjen e keqe të oqeaneve në botë.

Në fund të konferencës së parë të OKB-së për oqeanet, udhëheqësit qeveritarë nga vende të ndryshme përmendën kërcënimet nga mbeturinat plastike, peshkimi i paligjshëm, si dhe rritja e aciditetit nëpër oqeane, që sipas tyre po vrasin jetën në ujëra.

Vendet pjesëmarrëse edhe një herë kanë përmendur rëndësinë e oqeaneve, të cilët mbulojnë tre të katërtat e Tokës.

Kjo thirrje për veprim ndonëse nuk është ligjërisht e detyrueshme, kërkon masa në të mirë të oqeaneve, duke përfshirë zvogëlimin e përdorimit të plastikës që hidhet pas një përdorimi të vetëm si dhe dhënien fund të praktikave shkatërruese të peshkimit.

Aktualisht oqeanet përmbajnë rreth 150 milionë tonë mbeturina plastike, dhe nëse nuk merren masa, deri më 2050 do të ketë më shumë peshë plastike se sa peshq.

XS
SM
MD
LG