Ndërlidhjet

Zyrtarë amerikanë dhe rusë po diskutojnë për Sirinë


Ilustrim
Ilustrim

Diplomatë perëndimorë dhe zyrtarë rajonalë kanë thënë se zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë duke biseduar për krijimin e një “zone të sigurtë” në Siri.

Të dërguarit e posaçëm amerikanë dhe rusë në Siri, Michael Ratney dhe Aleksandër Lavrentiev si dhe zyrtarë të tjerë janë takuar të paktën dy herë gjatë dy javëve të fundit dhe do të takohen përsëri, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters duke cituar zyrtarë dhe diplomatë të paidentifikuar.

Sipas The Wall Street Journal, takimi i fundit është zhvilluar në kryeqytetin e Jordanisë, Amman, duke përfshirë në takim edhe zyrtarë jordanezë.

Ani pse bisedimet janë në faza fillestare, në takim është propozuar për caktimin e zonave të sigurta dhe njëra nga këto vende ka qenë edhe provinca jugperëndimore në Deraa të Sirisë, që gjendet në kufi me Jordaninë.

Rusia, Irani dhe Turqia patën ndërmjetësuar një marrëveshje në Astana, kryeqytet i Kazakistanit në maj për të krijuar katër "zona të sigurta” në pjesë të ndryshme të Sirisë, pasi forcat e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad po luftojnë kundër rebelëve. Irani dhe Rusia kanë mbështetur qeverinë siriane gjatë gjithë luftës, ndërsa Turqia ka mbështetur kundërshtarët e saj.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 400,000 njerëz janë vrarë në luftën siriane që nga viti 2011.

XS
SM
MD
LG