Ndërlidhjet

Arrestohen shtatë persona rreth sulmeve në Teheran


Ceremonia e varrimit të personave që kanë vdekur gjatë sulmeve në Teheran
Ceremonia e varrimit të personave që kanë vdekur gjatë sulmeve në Teheran

Autoritetet iraniane kanë arrestuar të paktën shtatë të dyshuar pas supozimeve se ata kanë ndihmuar militantët në dy sulmet terroriste të kësaj jave në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA, ka cituar drejtuesin kryesor të provincës Alborz, Ahmad Fazelian të ketë thënë se shtatë persona janë arrestuar pasi dyshohen për "dhënien e ndihmës ndaj grupit terrorist".

Grupi ekstremist Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e 7 qershorit në parlament dhe tempulline Ajatollahut Ruhollah Khomeini, ku u vranë 17 persona dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë.

Më 9 qershor, autoritetet iraniane kanë njoftuar se kishin ndaluar 41 të dyshuar në lidhje me sulmet.

Ministria e Inteligjencës ka thënë se pesë personat e përfshirë në sulme ishin iranianë që u janë bashkuar grupit ekstremist në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG