Ndërlidhjet

Poroshenko: Ukraina i thotë “lamtumirë Perandorisë Ruse”


President ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, udhëtimin pa viza nga qytetarët e tij, e ka konsideruar si “një lamtumirë përfundimare ndaj Perandorisë Ruse”.

Poroshenko ka thënë se beson që, Ukraina do të anëtarësohet në NATO dhe BE dhe se “nuk mund t’i ndalojë më asgjë dhe askush”.

“Fjalët ‘përsëri në BRSS’ do të mund t’i dëgjojmë vetëm në këngët e grupit Beatles”, ka thënë Poroshenko.

“Ne kurrë nuk do të kthehemi në BRSS, sepse ne jemi komb i lirë dhe demokratik, në rrugën drejt familjes evropiane”.

Poroshenko i ka bërë këto deklarata në një ceremoni gjatë së cilës ka prezantuar një orë, e cila do të numërojë mbrapa 12 orët e fundit para se të zyrtarizohet udhëtimi pa viza, me 11 qershor.

Ai po ashtu ka deklaruar se “tingulli i fundit i numërimit mbrapa” do të shënojë “rënien e jo konkretisht Murit të Berlinit, por të një perdeje prej letre që ka ndarë ukrainasit nga familja evropiane për vite të tëra”.

Kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, Hugues Mingarelli, ka thënë se ukrainasit do të kenë mundësi të "udhëtojnë pa viza në 33 vende të Evropës Perëndimore".

Mingarelli po ashtu ka thënë se liria e lëvizjes pa viza, ka qenë "vetëm hapi i parë" drejt "intensifikimit të marrëdhënieve" midis BE-së dhe Ukrainës.

XS
SM
MD
LG