Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu djali i Qaddafit


Saif al-Islam Qaddafi

Saif al-Islam Qaddafi, djali i dytë i diktatorit të ndjerë të Libisë, Muammar Qaddafi, është liruar pas më shumë se pesë vjetësh në burg, thanë rrëmbyesit e tij.

Batalioni Abu Bakr al-Siddiq, një milici në qytetin Zintan, tha se Saif al-Islam është liruar më 9 qershor, por nuk dha detaje për vendndodhjen e tij.

Milicia tha se lirimi është bërë me kërkesë të “qeverisë së përkohshme”.

Qeveria, me bazë në lindje të Libisë, ka lëshuar amnisti për Saif al-Islamin.

Por, në vitin 2015, ai është dënuar me vdekje në mungesë nga një gjykatë në Tripoli, ku kontrollin e ka një qeveri rivale, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Saif al-Islami kërkohet po ashtu nga Gjykata e Hagës për Krime.

XS
SM
MD
LG