Ndërlidhjet

Ukrainasit udhëtojnë pa viza në BE


Ilustrim

Qytetarët e Ukrainës, nga sot, udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian.

Ata, që kanë pasaporta biometrike, do të mund të hyjnë pa viza në të gjitha shtetet e BE-së, përveç Irlandës dhe Britanisë, dhe do të mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në një periudhë 180 ditëshe.

Regjimi pa viza iu vlen edhe për Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën.

Autoritetet kufitare të Ukrainës thanë se presin një rritje prej 30% në trafikun e pasagjerëve.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha të shtunën se udhëtimi pa viza do të thotë “lamtumirë Perandorisë Ruse”.

XS
SM
MD
LG