Ndërlidhjet

Vriten dy policë pakistanezë në Baluçistan


Provinca e Baluçistanit
Provinca e Baluçistanit

Zyrtarët pakistanezë ka thënë se persona të armatosur kanë vrarë dy policë dhe kanë plagosur një tjetër në një sulm në provincën jugperëndimore të Baluçistanit.

Policia bëri të ditur, se sulmuesit hapën zjarr në një pikë kontrolli të policisë në kryeqytetin provincial, Kueta, duke vrarë njërin nga oficerët dhe duke plagosur dy të tjerë para se të iknin.

Oficeri tjetër i plagosur ka vdekur rrugës për në spital.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Baloçistani që gjendet në kufi me Afganistanin dhe Iranin, është përballur me sulme të ndryshme në të cilat kanë vdekur mijëra njerëz nga viti 2004.

Më 8 qershor, grupi ekstremist Shtetit Islamik ka deklaruar se ka vrarë dy shtetas kinezë të cilët ishin rrëmbyer në Baluçistan gjatë muajit maj.

XS
SM
MD
LG