Ndërlidhjet

Në Marok protestohet kundër korrupsionit


Ilustrim

Mijëra protestues kanë dalur në rrugët e kryeqytetit të Marokut, në Rabat për të protestuar kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit.

Protestat e së dielës në Rabat kanë qenë ndër më të mëdhatë e këtij lloji gjatë viteve të fundit.

Marshi protestues ishte mbledhur edhe për të mbështetur protestat e kohëve të fundit në veri të Refit, në Marok. Aty ndër të tjera ishte protestuar edhe për vdekjen e një shitësi të peshqve.

Ai vdiq pasi u shtyp nga një kompaktor mbeturinash, derisa ishte përpjekur të shpëtonte peshq që kishin konfiskuar më parë zyrtarët marokenë.

Protestuesi Fatna Afid ka thënë gjatë protestës: "Ne jemi këtu për dinjitet, barazi dhe drejtësi sociale".

XS
SM
MD
LG