Ndërlidhjet

Qindra të arrestuar në protestat e opozitës në Rusi


Moskë, 12 qershor 2017.
Moskë, 12 qershor 2017.

Qindra njerëz janë arrestuar në protestat anti-korrupsion në Moskë dhe Shën Petersburg.

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, u arrestua në shtëpinë e tij në Moskë, përpara nisjes së protestave, njoftoi gruaja e tij përmes një postimi në Twitter.

Mijëra mbështetës në gjithë Rusinë i janë përgjigjur thirrjes së Navalnyt për të protestuar kundër korrupsionit në Qeverinë ruse.

OVD-Info, organizatë joqeveritare, u tha mediave ruse se 600 veta janë arrestuar në protestën në Moskë, ndërsa 300 në Shën Petersburg.

Policia tha se rreth 5,000 veta kanë marrë pjesë në protestën në kryeqytet, raportoi agjencia ruse, Interfax.

Policia arrestoi dhjetëra veta edhe në protestat në lindje të Rusisë.

“Kemi qenë të qetë, por nuk do të jemi më. Do të kërkojmë llogari nga autoritetet”, tha një protestuese në qytetin Vladivostok.

Navalny ka organizuar protesta të ngjashme anti-korrupsion edhe në muajin mars, të cilat po ashtu kanë përfunduar me qindra të arrestuar.

XS
SM
MD
LG