Ndërlidhjet

Trump vazhdon sanksionet ndaj Bjellorusisë


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti amerikan Donald Trump i ka vazhduar sanksionet kundër presidentit bjellorus Alyaksandr Lukashenka, dhe anëtarëve të aparatit të tij drejtues edhe për një tjetër vit.

Trump e ka nënshkruar letrën në të cilën është marrë vendimi për zgjatjen e emergjencës kombëtare, dhe e ka dërguar drejt Kongresit amerikan.

Një këtë letër ndër të tjera thuhet se “veprimet dhe politikat e disa anëtarëve të qeverisë bjelloruse dhe personave të tjerë për të minuar proceset demokratike ose institucionet e Bjellorusisë, për të kryer abuzime të të drejtave të njeriut dhe për t'u angazhuar në korrupsion, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Emergjenca kombëtare ishte deklaruar fillimisht nga presidenti George W. Bush në vitin 2006. Që nga ajo kohë ajo kohë, sanksionet janë vazhduar çdo vit.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se Lukashenka ka mbajtur pushtetin që nga viti 1994 duke shtypur mospajtimin, duke lënë anash kundërshtarët e mundshëm dhe duke u mbështetur fort tek Rusia për subvencione ekonomike.

XS
SM
MD
LG